Shisnin pajisje si të policisë, arrestohen dy persona në Tiranë

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 10:10 | Kronikë

Shisnin pajisje si të policisë, arrestohen dy persona në

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Signals”, si rezultat i të cilit u zbuluan 2 dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia. 

Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.  

Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos