Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masat e sigurisë "pezullim nga detyra" dhe "detyrim për paraqitje" për Jonaid Myzyrin, kreun e KPP.
Kreu i KPP, Jonaid Myzyri mbërriti paraditen e së hënës në Apelin e Posaçëm. Ai kundërshton masën e "pezullimit nga detyra" dhe atë të "detyrimit për paraqitje", shkruan A2.
Myzyri u mor i pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)