
Policia e Tiranës arrestoi një 31-vjeçar që lëvizte me automjet në Rrugën e Dafinave për të shitur 1000 fara kanabisi, raporton A2CNN.
“Blutë” bëjnë me dije se gjatë operacionit “Procesi” sekuestruan farat narkotike dhe automjetin “Benz’, që drejtonte shtetasi me inicialet R.A.
“Në kuadër të operacionit, në Rrugën e Dafinave, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. A. Në automjet u gjet një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, farat narkotike dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 31-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)