Një incident i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga rrethrrotullimet në lagjen 13, në zonën e Plazhit në Durrës, ku një autobus ka marrë flakë në lëvizje, shkruan A2 CNN. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Sipas të dhënave paraprake, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin dhe të nxjerrë pasagjerët në kohë. Në vendngjarje pritet të mbërrijë zjarrfikësja për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet. (A2 Televizion)