“3 autorët ende të lirë”, gazetari flet për ngjarjet e rënda gjatë fundjavës

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 14:08 | Kronikë

Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, në studion e “Dita Jonë”, deklaroi se 3 autorët e ngjarjeve të rënda që ndodhën gjatë fundjavës janë ende të lirë.

“Në të treja ngjarjet, që shënuan një viktimë e dy të plagosur, janë identifikuar, por nuk janë arrestuar autorët”, tha Çelmeta.

“Në rastin e vrasjes së Egli Pashollarit, autori bashkë me gruan e tij largohen në këmbë, nëpër rrugica, kanë marrë taksi dhe kanë shkuar në banesë. Por, kur ka shkuar policia në banesën e autorit, nuk e kanë gjetur atë. Edhe në plagosjen me armë zjarri te kompleksi “Delijorgji”, edhe në plagosjen me thikë në Kombinat nuk ka arrestime”, u shpreh gazetari Çelmeta.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos