Një makinë ka marrë flakë në dalje të tunelit të Llogarasë mëngjesin e sotëm.
Automjeti është përfshirë totalisht nga flakët, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Siç shihet edhe në pamje makina është shkrumbuar totalisht.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)