Shpërthim i fuqishëm në Pogradec, bombola e gazit shkatërron apartamentin

Nga Artin Halili
7 Gusht 2024, 10:43 | Kronikë

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një apartamenti në katin e dytë të një pallati në lagjen numër 2 të Pogradecit.

Mësohet se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa dritaret të “fluturojnë” në rrugën kryesore, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit mësohet se ka mbetur e plagosur një e moshuar, e cila ka marrë plagë të shumtë në fytyrë dhe është duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos