Shpërthim pranë një kantieri ndërtimi në Kamëz

Nga A2 CNN
24 Maj 2026, 11:03 | Kronikë

Shpërthim pranë një kantieri ndërtimi në Kamëz

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në agim të ditës së sotme në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz. Policia njofton se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos