All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Shtëpi bari në Tepelenë, sekuestrohen 25 kg kanabis, 2 në kërkim

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 11:45 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Një shtëpi e pabanuar në fshatin Veliqot të Tepelenës, që ishte konvertuar në fermë për kultivimin e kanabisit, është zbuluar nga policia.

Uniformat blu kanë sekuestruar 25.35 kg kanabisi në gjendje të tharë dhe brenda banesës që furnizohej me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike kanë zbuluar 249 bimë kanabisi në fazë prodhimi.

All - Paragraf - 3

“Në fshatin Veliqot, në kuadër të operacionit të koduar “Closed”, është zbuluar një ambient (banesë e pabanuar) e përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në vazo.  Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249 bimë narkotike të mbjella në vazo,  25.35 kg lëndë narkotike cannabis sativa, llamba, pajisje ventilimi dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.”

Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim shtetasit: D. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Veliqot (pronari i banesës) dhe E. Sh., 47 vjeç, banues në Sarandë, të cilët akuzohen si bashkautorë në këtë veprimtari kriminale. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos