Shtyhet “Berisha”, seanca më 11 korrik. Gjokutaj: Taktikë e SPAK dhe GJKKO për zvarritje

Nga Armand Bajrami
2 Korrik 2024, 15:37 | Kronikë

Genci Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, mbërriti të martën në Gjykatën e Posaçme, për seancën e radhës të informacionit 2 mujor, seancë ku SPAK informon Gjykatën e Posaçme mbi ecurinë e hetimeve.

E njëjta do të shfrytëzohej prej mbrojtësve të Berishës e Jamarbër Malltezit edhe për të rikërkuar lirimin nga masa e “arrestit në shtëpi”. Avokatët dolën në pak minuta nga gjykata, pasi seanca u shty për më 11 korrik, për shkak të mosnjoftimit të Berishës e Malltezit.

Sipas avokatit të Berishës, situata është e paramenduar nga SPAK dhe gjykatës për një qëllim të vetëm.  Avokati tha se klienti i tij nuk ishte njoftuar për një zgjatje afati të hetimit, në një kohë që afati ligjor është 6 muaj, të përmbushura tashmë. 

Mbrojtësi Gjokutaj tha se SPAK po heton për rrethana që nuk kanë lidhje me veprën penale për të cilën dyshohet ish-kryeministri. Sali Berisha qëndron në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023, masë që e ka kundërshtuar në të tre shkallët e gjykimit, por pa sukses. Prej 14 qershorit në Gjykatën e Lartë ndodhen dy kërkesa për liri, për shqyrtimin e të cilave ende nuk është caktuar një datë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos