Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho po raporton sot për herë të parë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2025. Ndërsa vlerësoi punën e Dumanit, Braho theksoi se masa e arrestit me burg është përdorur si mjeti i fundit, dhe përdorimi i kësaj mase ka pësuar rënie me 53,4 për qind, në krahasim me një vit më parë.
“Ky raport është i vitit 2025 ku puna është drejtuar nga zoti Dumani, që gjej rastin ta falënderoj. 870 procedime penale, vendime fajësie, 87% të totalit, duke treguar efektivitet të lartë", e nisi fjalën e tij Dumani.
“Arresti në burg mjeti i fundit i sigurimit personal. Masa e sigurisë arrest në burg ka pësuar rënie me rreth 53.4% nga 236 raste në viti në 2024 me 110 raste në vitin 2025. Për vitin 2025, lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024), ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024)”, vijoi Braho.
Lidhur me sfidat, Braho tha se ato janë “vazhdimi i hetimeve të mëtejshme që lidhen me korrupsionin të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”. Po ashtu ai theksoi rëndësinë e “konsolidimit të veprimtarisë së mëtejshme të Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe konkretisht të sektorit të vlerësimit të informacionit kriminal, si strukturë e specializuar për hetime komplekse”.
Braho kërkoi shtim të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit me qëllim që të ulet ngarkesa për këtë strukturë të rëndësishme në punën e SPAK. (A2 Televizion)