Përplasi për vdekje të miturën, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2025, 16:21 | Kronikë

Përplasi për vdekje të miturën, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar 24-vjeçarin i cili ditën e djeshme përplasi me automjetin që drejtonte një të mitur 2-vjeçare, e cila për pasojë humbi jetën.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 24-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos