
Situata e rënduar e reshjeve të shiut ka rrezikuar seriozisht përmbytjen e pjesës më të madhe të fshatit Sheqeras në bashkinë e Maliqit.
Sipas banorëve, një situatë si kjo nuk është parë prej 35 vitesh në këtë fshat, por banorët thane, rreziku mund të jetë i pranishëm në qoftë se reshjet do të vijojnë edhe në orët në vazhdim, shkruan A2 CNN.
Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole tha se situata në fshatin Sheqeras është nën kontroll pas ndërhyrjes nga ana e bordit të kullimit duke mbyllur shumë porta të kanalit kryesor, duke marrë masa. Prefekti vazhdon kur thotë se në zonat rurale janë 15 ura të cilat kanë dalë jashtë përdorimit.
Në fushën e Maliqit janë 270 hektarë tokë bujqësore të përmbytura. (A2 Televizion)
