Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, djali qëllon të dashurën brenda makinës dhe më pas vret veten

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2025, 11:27 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, djali qëllon

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në Shkodër.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se një 34-vjeçar ka qëlluar me plumb në kokë të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur brenda në makinë, ndërkohë që në cilësinë e provës materile është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit.

Po ashtu bëhet e ditur se e reja ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, teksa ende ka plumbin në kokë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula", janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos