
Një person rreth 30 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Ali Demit në Tiranë, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, shkruan A2CNN.
Menjëherë pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e tij. (A2 Televizion)