Tentoi të fikte zjarrin në tokën e tij, asfiksohet nga tymi 75-vjeçari

Nga A2 CNN
10 Gusht 2024, 14:37 | Kronikë

Tentoi të fikte zjarrin në tokën e tij, asfiksohet nga tymi

Një 75-vjeçar në Durrës ka humbur jetën teksa tentonte të fikte zjarrin e vendosur në tokën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Sukth teksa i moshuari kishte ndezur një zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore. 

Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75-vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ky është rasti i tretë, edhe të paktën dy persona të tjerë kanë humbur humbur jetën gjatë kësaj vere, në përpjekje për të vënë nën kontroll zjarret e ndezura në toka bujqësore.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos