Tentoi të vidhte një banesë në Farkë, 53-vjeçari bie në prangat e policisë. Ja pamjet

Nga A2 CNN
14 Qershor 2026, 11:29 | Kronikë

Tentoi të vidhte një banesë në Farkë, 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë. “Blutë” bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës.

Sakaq policia ka sekuestruar armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh. Po ashtu janë zbardhur edhe 2 raste të tjera vjedhjesh, tentativash për vjedhje banesash, të dyshuara të kryera nga i arrestuari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”. Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos