
Në vijim të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në kryeqytet, Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vijojnë kontrollet në disa nga akset më të ngarkuara të qytetit.
Gjatë ditës së sotme janë hequr me karroatrec automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme në Rrugën e Kavajës, Bulevardin “Gjergj Fishta”, Rrugën “Muhamet Gjollesha”, si dhe në çdo korsi të dedikuar për autobusët dhe mjetet e emergjencës, shkruan A2 CNN.
Mjetet që konstatohet se pengojnë lëvizjen e lirë të transportit publik apo bllokojnë qarkullimin normal të automjeteve ndëshkohen me masa administrative, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara po zhvendosen menjëherë me karrotrec. (A2 Televizion)
