Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 20:19 | Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë,

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e pasme të një automjeti, është zbuluar në Skourta të Viotias pranë Athinës.

Paraprakisht mësohet se mjeti ishte vjedhur nga një zonë e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara. Ka qenë një gjahtar ai që ka zbuluar mjetin e djegur dhe ka njoftuar policinë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur prej të paktën 48 orësh ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, shkruan A2 CNN.

Sipas raportimeve fillestare të “E-Kathimerini”, është e mundur që ky të jetë një shtetas shqiptar i cili ishte zhdukur rreth 24 orë më parë. Personi në fjalë nuk kishte precedentë penalë.

Disa ditë më parë, ai ishte larguar nga vendi i tij i banimit për në Vilia, ku nuk mbërriti kurrë, ndërsa të afërmit kishin raportuar zhdukjen e tij.

Ndërkohë hetimet nga Policia greke po vijojnë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos