Dy shtetas kinezë janë arrestuar në Rinas.
Ata po tentonin të kalonin 61 kg kanabis nga Tajlanda në Shqipëri, shkruan A2.
Dy kinezët ishin nisur nga Tajlanda me 4 valixhe, kanë bërë tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas kanë ardhur në Rinas.
Policia shqiptare është sinjalizuar nga autoritetet e huaja për t'i ndaluar.
(A2 Televizion)