Tërhoqën me forcë protestuesin në Zvërnec, në pranga edhe 2 të tjerë, nuk janë pjesë e kompanisë së sigurisë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 11:04 | Kronikë

Tërhoqën me forcë protestuesin në Zvërnec, në

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të tjerë në lidhjen me protestën e të shtunës në Zvërnec, ku u tërhoq zvarrë një protestues. Pas arrestimit të Gerald Bibës i cili akuzohet për dhunimin e një protestuesi në zonën e Zvërnecit, A2 CNN mëson se në pranga kanë përfunduar edhe Artur Grami dhe Gazmend Vathi, që tërhoqën me forcë, pjesëmarrësin në protestë.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me Bibën se kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim.

Por nga verifikimet e policisë rezultoi se shtetasit e ndaluar, A. G. dhe G. V., nuk figurojnë të regjistruar apo të licencuar nga asnjë subjekt për shërbim privat të sigurisë fizike.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Vijojnë hetimet intensive në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e veprimeve ose mosveprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec.

Ndalohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që tërhoqën me forcë, pjesëmarrësin në tubim.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave dhe të gjitha përgjegjësive për këtë ngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasit A. G., 35 vjeç dhe G. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Vlorës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Të dy akuzohen se në bashkëpunim me shtetasin G. B. (të arrestuar), kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim, shtetasin E. S., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasit e ndaluar, A. G. dhe G. V., nuk figurojnë të regjistruar apo të licencuar nga asnjë subjekt për shërbim privat të sigurisë fizike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos