
Një 22-vjeçar nga Selenica ka rënë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Befasia”, pasi është konstatuar se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur në automjet.
Po ashtu policia ka ndaluar edhe një person që ndodhej në automjet me 22-vjeçarin, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
“U arrestuan në flagrancë shtetasit: Sh. Z., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’. Shtetasi Sh. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ku pasagjer ndodhej edhe shtetasi M. D.”, njofton policia.
Gjatë kontrollit në automjet efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava”. (A2 Televizion)