Tiranë, humb jetën 65-vjeçari pas dëmtimit në fabrikën e prodhimit të vajit të ullirit! Zbulohen detajet

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2024, 16:00 | Kronikë

Tiranë, humb jetën 65-vjeçari pas dëmtimit në

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë, pasi ka dëmtuar dorën në një fabrikë të prodhimit të vajit të ullirit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbas të Petrelës.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.    

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos