Tritoli ndaj inspektorit të Tatimeve, shpërthimi rrezikoi jetët e banorëve dhe fëmijëve

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
29 Tetor 2025, 15:17 | Kronikë

“Pak minuta para shpërthimit aty ka kaluar mbesa ime e vogël”. Kjo është dëshmia e njërit prej banorëve të zonës, ku ndodhi atentati me tritol ndaj inspektorit të tatimeve të Shkodrës, Enea Busukja. Sipas dëshmitarëve, vetëm fati ka bërë që ky shpërthim të mos vrasë njerëz të tjerë, pasi ndodhej shumë pranë hyrjes së pallatit. 

Vetëm fati ka bërë që atentati me tritol ndaj inspektorit të tatimeve Enea Busukja në Shkodër paraditen e 28 tetorit të kalojë vetëm me një plagosje të lehtë të shënjestrës dhe me dëme materiale.

Vendi i shpërthimit ishte shumë pranë hyrjes së pallatit, ndërsa në orarin e shpërthimit rruga zakonisht ka lëvizje të shtuar nga banorët e zonës, mes të cilëve nxënës dhe fëmijë.

Një prej banorëve tregon se mbesa e tij e vogël kishte kaluar pak minuta para shpërthimit të komanduar në distancë.

Një tjetër tregon momentet e para pas shpërthimit. Sakaq policia ende nuk ka asnjë pistë zyrtare as mbi motivet dhe as mbi autorët e mundshëm të cilët dyshohen të kenë qenë me pagesë.

Sakaq edhe vetë shënjestra e këtij atentati, 38-vjeçari Busukja mësohet se nuk i ka dhënë asnjë indicia policisë, ku ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e ka idenë se kush mund të ketë qenë I interesuar për një atentat të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos