
Lidhur me ngjarjen e një dite më parë, ku iu vendos tritol derës së Ramadan Zotos në Vlorë, edhe pse pasojë dhe dëme të lehta, policia po heton të gjitha pistat e mundshme, nga konfliktet e mëparshme, ato të fundit, deri te mundësia e inskenimit të ngjarjes.
A2 CNN raporton se Gentjan Zoto është dënuar nga Gjykata e Apelit me 35 vite burg për atentatin ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, më 10 maj 2019.
Në shtator 2023, Gjykata e Apelit dënoi me vendim të formës së prerë 35 vjet burg Daut Elmazin dhe Gentian Zoton, 30 vjet burg Igli Memajn dhe nga 25 vjet burg Serxho Ademin dhe Albano Goxhajn.
Asokohe, tre gjyqtare të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dhe Edlira Petri bënë kallëzim në polici duke deklaruar se janë kërcënuar në sallën e gjyqit, pas shpalljes së vendimit për të pandehurit.
Për këtë arsye, policia po heton të gjitha pistat për vendosjen e tritolit një ditë më parë, pasi ngjarja ndodhi vetëm tri ditë para se të zhvillohet gjyqi në Gjykatën e Lartë, ku të pandehurit kanë bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit.
Po hetohet nëse mesazhi i vërtetë nuk është për Zoton, por parapritë e përshkallëzimit të konfliktit lidhur me pozitat rreth gjyqit dhe paralajmërim për të gjitha palët.
(A2 Televizion)