Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 10:03 | Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

A2 CNN ka siguruar pamjet e automjetit të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka (alias Mëhalla), mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.

Sakaq gazetarja e A2 CNN, Belinda Ruçaj referuar burimeve pranë policisë së Elbasanit, raporton se dyshohet që në këtë vrasje të jenë përfshirë dy persona.

Biznesmeni rezulton se është qëlluar me 3 plumba, dy në kokë dhe një në gjoks, duke ndërruar jetë brenda makinës së tij tip "Range Rover".

Mëhalla ishte pronari i një pike karburanti dhe kompanisë së taksive "El Taxi", në Elbasan, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos