Del foto, ky është biznesmeni që mbeti i vrarë në Elbasan

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 09:52 | Kronikë

Del foto, ky është biznesmeni që mbeti i vrarë në

Personi në foton e mësipërme është  Edmond Hyka (alias Mëhalla), biznesmeni nga Elbasani, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në makinën e tij.

Gazetarja e A2 CNN, Belinda Ruçaj, ka bërë të ditur se biznesmeni është goditur nga 3 plumba, në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Po ashtu dyshohet se plumbat janë qëlluar nga një automjet tip ‘Audi’ me ngjyrë të zezë.

Mëhalla ishte pronari i një karburanti dhe një kompanie taksish në Elbasan, shkruan A2 CNN.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos