Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gramsh, ku raportohet se, një punëtor 51-vjeçar, i identifikuar si Fisnik Vrapi ka humbur jetën, paraditen e sotme, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Hecin e fshatit Lenie.
Vrapi ishte banues në Elbasan dhe punonte në kompaninë e ndërtimit. Dyshohet se pasi është rrëzuar, viktimës i kanë rënë mbi trupin e tij disa mjete të rënda. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e mëtejshme. (A2 Televizion)