Mbyllen hetimet për laboratorin e drogës në Fier, trafikuan 485.5 kg kokainë nga Kolumbia

Nga Armand Bajrami
1 Dhjetor 2023, 11:55 | Kronikë

Mbyllen hetimet për laboratorin e drogës në Fier, trafikuan 485.5

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit.

Të pandehur në këtë dosje janë ish-kryekomunari, Viktor Çervenaku, vëllai i tij, Zenel Çervenaku, djali Denilson Çervinaku dhe të fejuarës së këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Të pandehurit akuzohen për përfshirje në trafikimin e 485.5 kg kokaine nga Kolumbia e tretur në 600 thasë plehu kimik të gjetur në oborrin e familjes Cervenaku.

Droga u zbulua nga një aksion i mirorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.

Dy përpunues kolumbian të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur teksa kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos