
Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për avokatin Ulian Bajrami. Hetimi ndaj tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më 17 tetor 2025 në qytetin e Elbasanit.
“Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për procedimin penal nr. 7882, të regjistruar për veprat penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit’ dhe ‘kanosjes së gjyqtarit’ ndaj shtetasit Ulian Bajrami për ngjarjen e regjistruar më 17.10.2025 në Elbasan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Avokati Ulian Bajrami u arrestua në tetor të vitit të kaluar pas akuzave se kishte kërcënuar një prokuror gjatë një seance në Gjykatën e Elbasanit.
Ai u arrestua nga policia në sallë për disa akuza, përfshirë “kanosje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim të gjyqtarit”, por u lirua dy ditë më pas pasi prokuroria vendosi se nuk ishin plotësuar kushtet për ndalim të mëtejshëm.
(A2 Televizion)