U përjashtuan nga amnistia, 50 të dënuar në burgun e Drenovës letër Çuçit dhe Bardhit

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 12:03 | Kronikë

U përjashtuan nga amnistia, 50 të dënuar në burgun e

Disa të dënuar në burgun e Drenovës i kanë drejtuar një letër kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi dhe atij të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pas përjashtimit nga amnistia penale.

Në letrën drejtuar dy kryetarëve të grupeve parlamentare ata shprehin shqetësimin e tyre, se janë përjashtuar nga amnistia për shkak se janë dënuar nga GJKKO, ndërsa të tjerët që kanë të njëjtat vepra penale si këta, e përfitojnë.

U përjashtuan nga amnistia, 50 të dënuar në burgun e

Ata thonë se dënimet e tyre janë deri në 10 vite, duke vendosur krah emrave të tyre edhe akuzat për dënimet që janë kryesisht për trafik dhe kultivim droge dhe pastrim parash. Ndërsa, sipas tyre, të tjerë që janë dënuar për vrasje kanë përfituar nga amnistia.

U përjashtuan nga amnistia, 50 të dënuar në burgun e

Me këtë peticion, shkon në 50 numri i të dënuarve që kërkojnë të merren në konsideratë për të përfituar amnistinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos