Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në unazën e qytetit të Elbasanit. Bëhet e ditur se rreth orës 19:35, një 20-vjeçar ka përplasur me automjet një këmbësor.
Për pasojë, 74-vjeçari ka humbu jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital. Ndërkohë, i riu u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)