Braçe përballet në GJKKO me biznesmenin, Çekrezi: Jam denigruar nga një funksionar i lartë

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 12:40 | Kronikë

Braçe përballet në GJKKO me biznesmenin, Çekrezi: Jam

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, u përball sot në Gjykatën e Posaçme me biznesmenin Anduel Çekrezi, i cili e ka paditur për "shpifje".

Gjatë seancës, Çekrezi deklaroi se çështja për të nuk lidhet me pronën, por me dëmtimin e reputacionit të tij nga deklaratat publike të një funksionari të lartë shtetëror.

“Sot nuk dua të ndalem te argumentet juridike, por dua të flas si qytetar. Kam ardhur në Tiranë 14 vjeç dhe nuk kam pasur asnjë përfitim nga pasuria publike apo privilegje shtetërore. Për mua kjo nuk ka qenë kurrë një çështje prone. Jam denigruar nga një funksionar i lartë që ka mbajtur detyrën deri zv.kryeministër”, tha ai.

Biznesmeni theksoi se gjatë viteve ka ndërtuar marrëdhënie institucionale brenda dhe jashtë vendit dhe se sulmet publike kanë dëmtuar gjithçka që, sipas tij, është ngritur me punë dhe përkushtim.

“Për këtë pronë janë kryer qindra verifikime. Ajo që më bëri përshtypje nuk ishte diskutimi mbi të drejtën e pronësisë, por fakti që na u sugjerua të hiqnim dorë. A ka të drejtë një pushtetar të orientojë politika investimi e më pas të etiketojë? Kuptova se problemi nuk ishte toka që kisha blerë. Unë frikë nuk kam dhe mesazhi që duhet të dalë nga kjo gjykatë është se shpifja nuk mund të përdoret për të nënshtruar”, u shpreh Çekrezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos