U shpall në kërkim nga SPAK, dorëzohet në polici Erjon Rama, nipi i Mirit të Xhikes

Nga Igli Çelmeta
18 Qershor 2026, 14:39 | Kronikë

U shpall në kërkim nga SPAK, dorëzohet në polici Erjon Rama,

Erjon Rama, një prej personave të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, u dorëzua të enjten në polici, shkruan A2 CNN.

Erjon Rama është nipi i Fatmir Ramës, i njohur edhe si Miri i Xhikes, i vrarë në biznesin e tij në vitin 2003.

Gjykata e Posaçme ka miratuar një masë sigurie “arrest në shtëpi” ndaj Ramës, pasi dyshohet se pastronte paratë e grupit kriminal. Përveç tij, në kërkim është edhe i vëllai, Adrian Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos