
Një ekspeditë me shqiptarë kanë konstatuar fragmente kockore të dyshuara njerëzore në Shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se gjatë ekspeditës së grupit shqiptar, janë gjetur disa fragmente kockash të cilat dyshohen se i përkasin trupit të një njeriu, shkruan A2.
Ato janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor mbi këtë ngjarje.
Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia e Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme.
Fragmentet kockore janë gjetur në thellësi, 100 metra nga sipërfaqja. (A2 Televizion)
