Vrasja në Gjorm të Selenicës, policia identifikon autorin

Nga Edi Ruçi
1 Nëntor 2025, 22:01 | Kronikë

Vrasja në Gjorm të Selenicës, policia identifikon autorin

Burime të sigurta për A2CNN bëjnë me dije se Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e vrasjes në fshatin Gjorm të Selenicës, mbrëmjen e së shtunës.

Vijon puna për kapjen e autorit, pasi dyshohet të jetë arratisur ne zona të thella malore të fshatit.

Ndërkohë, viktima  Dalan Alliaj nuk është një figurë e njohur për Policinë e Vlorës.

35-vjeçari është një pronar biznesi në zonën e Levanit të Fierit. Ai ishte pronar i një servisi makinash.

Dyshohet se vrasja është kryer me pistoletë dhe mbi viktimën është qëlluar 6 herë nga një distancë e afërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos