Udhëtonte i armatosur me Kallashnikov, pranga 44 vjeçarit në Vlorë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2024, 12:27 | Kronikë

Udhëtonte i armatosur me Kallashnikov, pranga 44 vjeçarit në

Një 44 vjeçar nga Vlora është vënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, shkuan A2.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 23”.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos