Arrestohet në Belgjikë një tjetër pjesëtar i grupit kriminal të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që u godit në kuadër të operacionit të koduar “Ura”. 44-vjeçari Gertin Aliu ishte e masë sigurie arrest në burg në mungesë, pasi Prokuroria e Barit e akuzon për trafik të lëndëve narkotike të kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Sipas dosjes hetimore, Gertin Aliut kishte rolin e ndërmjetësit mes grupit shqiptar dhe atij italian për trafikun e drogës. Në një prej episodeve 44 vjeçari komunikon me Redi Tushën, Erigels Presin dhe Genci Telollarit në lidhje me ndërmjetësimin që do të bënin për sigurimin e lëndës narkotike, gjetjen e një magazine ku të vendosej sasia e drogës, si dhe më pas kur ngarkesa të nisej me kamion nga Shqipëria drejt Barit. Bisedat mes tyre janë kryer në aplikacionin SkyEcc në tetor të 2021.
Nga operacioni i përbashkët mes Spak dhe Antimafias Italiane u lëshuan në total 52 urdhër arreste, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shtetas shqiptarë dhe 29 prej këtyre masave u caktuan nga GJKKO.
Organizata kriminale ishte e ndarë në tre nëngrupe, baza kryesore në Durrës, e udhëhequr nga Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.
Ky grup kriminal akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine, heroine dhe kanabisi drejt Barit dhe disa vendeve të BE-së, dhe paratë e përftuara nga shitja silleshin në Shqipëri me autobusë. (A2 Televizion)