Në seancën e radhës për çështjen “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, i pandehuri Ilir Beqaj, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme njohjen si provë të një vendimi të vitit 2017 për pushimin e procedimit penal ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës, të cilin ai e cilëson si provë pafajësie.
Në Gjykatën e Posaçme, Beqaj deklaroi se vendimi nuk iu vu në dispozicion nga SPAK, ndonëse e kishte kërkuar disa herë, por më pas e siguroi përmes Kuvendit, ku dokumenti ishte dërguar si pjesë e materialeve për komisionin hetimor.
“Unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar nga SPAK mes materialeve për komisionin hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie. I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: ‘Sundini i ligjit, kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduriale të të pandehurve’”, tha mes të tjerash Beqaj.
Më poshtë pjesë nga debati:
Prokurori i SPAK, Edvin Kondili: Në lidhje me kërkesën për pavlefshmëri të vendimit të gjyqtait paraprak, kërkojmë rrëzim, si kërkesë e pa bazuar në ligj dhe në provë.
Në lidhje me kërkesat për veçimin e të gjithë të pandehurve nga i pandehuri, Ilir Beqaj dhe gjykimin e shkurtuar, i konsiderojme të drejta.
Gjykata e këshilluar në vend vendosi të hap shqyrtimin gjyqësore dhe i jep fjalen prokurorisë për të relatuar kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim. Prokurori theksoi se ne jemi njohur me vendim e gjyqtarit të seancës parapake ne kërkojmë që kjo çështje të kalojë në të njëjtat ndryshime që bëri gjyqtari i seancës paraprake. Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj të gjykohen për "vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal".
Avokati Ermal Yzeiraj: Unë jam i paqartë për akuzat, pasi prokuroria nuk e ka sëaktësuar akuzën sepse verbalisht thonë vjedhje duke shpërdoruar detyren dhe grup kriminal ndërsa me shkrim është "shpërdorim detyre".
Neve na kanë konunikuar vetëm akuzën e parë.
Beqaj: Në akt-akuzën që kam unë, shënohet vepra penale "shpërdorim detyre". Këtu nuk shënohet askund "vjedhja". Nuk ka një shifër për vjedhjen.
Prokurori thoqë që qenka procesverbali i seancës akuzë. Prokuror, s'e keni thënë kurrë. Në seancë keni thënë vetëm "pranojmë". (A2 Televizion)