Vdes 70-vjeçari në plazh

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 10:51 | Kronikë

Vdes 70-vjeçari në plazh

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në det në Durrës. Policia njofton se i moshuari banues në Laprakë të kryeqytetit ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin në det.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos