Vdes në punë 65-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Maj 2024, 15:48 | Kronikë

Vdes në punë 65-vjeçari në Tiranë

Një 65-vjeçar ka humbur jetën në punë në një lavanderi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 në rrugën “Todi Shkurti”. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2024, rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Gj. P., 65 vjeç (punonjës i lavanderisë).  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos