Vendimi për masën e sigurisë ndaj Berishës shtyhet sërish

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 13:58 | Kronikë

Masa e re e sigurisë ndaj Sali Berishës pritet të vendoset ditën e enjte në orën 15:00. Prokurorët kërkojnë arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mësohet se në kërkesat e tyre në seancën e kësaj të mërkure në gjykatë, avokatët mbrojtës të Berishës kanë ripërsëritur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Pak ditë më parë, Kuvendi autorizoi Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e deputetit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen e Klubit Sportiv Partizani.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. Ky vendim erdhi pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje, duke e quajtur atë si antikushtetuese.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos