Një konflikt ka ndodhur në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor numër 30 në Kashar, ku një vëzhgues ka goditur anëtarin e kësaj KZAZ-je, raporton A2 CNN.
Nga pamjet e siguruara nga A2 CNN, në sherr janë përfshirë disa persona, roli i të cilëve brenda KZAZ-së mbetet i paqartë. Raportohet se vëzhguesi i cili ka goditur anëtarin e KZAZ-së është i kandidatit të PS, Ornaldo Rakipi.
Për pasojë, është ndërprerë procesi i numërimit, ndërsa në vendin e ngjarjes po shkojnë inspektorët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Vijon... (A2 Televizion)