Një grua ka mbetur e plagosur pas një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Mësohet se 48-vjeccarja është goditur nga një automjet tip “Benz”. Aktualisht ajo po trajtohet me ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.”
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)