Vlorë, adoleshenti plagos me thikë një person me probleme të shëndetit mendor

Nga A2 CNN
27 Korrik 2024, 21:07 | Kronikë

Vlorë, adoleshenti plagos me thikë një person me probleme të

Një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një person me probleme të shëndetit mendor, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në lagjen “Pavarësia”.

“Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale”, lexohet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos