Vodhën një automjet në një garazh në Yzberisht, kapet pas dy ditësh njëri nga autorët

Nga A2 CNN
27 Prill 2025, 13:44 | Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, të dyshuar për vjedhjen e një automjeti në zonën e Yzberishtit. Operacioni policor i koduar “Micro” u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga një 28-vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2025, kur dy të rinjtë dyshohet se kanë hyrë në garazhin e një pallati në rrugën "Kol Koçi" dhe kanë vjedhur një automjet tip "Nissan Micra". Pas hetimeve, policia ka arritur të identifikojë autorët dhe të arrestojë në flagrancë njërin prej tyre, shtetasin M. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, shtetasi E. H. (B), po ashtu 20 vjeç, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Automjeti i vjedhur është gjetur pranë banesës së të arrestuarit dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos