Policia e Durrësit arrestoi një 24-vjeçar dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi akuzohen se vodhën paratë në një piceri në qytet. Ngjarja ndodhi më 11 janar, tha Policia e Durrësit.
“Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)