
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga punonjësja e një farmacie, për vjedhjen e një shume parash, në farmaci, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi Imanuel Gjino, 25 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur me forcë, 126 000 lekë në farmacinë në lagjen “Liri”. Një pjesë e shumës së parave dhe veshjet që ka pasur autori, gjatë vjedhjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Vjedhja”. (A2 Televizion)