Vodhi makinën në Elbasan dhe qarkullonte pa patentë, prangoset 19-vjeçari

Nga A2 CNN
20 Prill 2025, 11:51 | Kronikë

Vodhi makinën në Elbasan dhe qarkullonte pa patentë, prangoset

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Elbasan, pasi vodhi një automjet gjatë natës.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ai u arrestua teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.

Po ashtu bëhet e ditur se 19-vjeçari ka qenë me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, shkruan A2 CNN.

Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan / Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Vodhi gjatë natës një automjet, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe policore, identifikohet, kapet dhe arrestohet në flagrancë 19-vjeçari teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.

19-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal për të njëjtat vepra penale.

Sekuestrohet automjeti i vjedhur.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas kallëzimit të shtetasit Sh. K., 60 vjeç, se gjatë natës, në lagjen "28 Nëntori", i kishin vjedhur automjetin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Reagimi".

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.

Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos