Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 18:08 | Kronikë

Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

Sandër Simoni është zgjedhur këtë të premte anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas procesit të votimit për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit.

Pas numërimit të votave të kandidatëve nga Gjykata e Lartë, rezultati ishte i barabartë. Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti morën nga 179 vota secili.

Për shkak të barazimit, procedura vijoi me hedhjen e shortit, sipas rregullores. Pas shortit me gogla, fitues u shpall gjyqtari Sandër Simoni, duke siguruar kështu anëtarësimin në KLGJ.

Ndërkohë, në garën për anëtar të KLGJ-së nga gjyqtarët e shkallës së parë, Fatri Islamaj mori 190 vota, ndërsa Igerta Hysi 171 vota. Si rrjedhojë, Fatri Islamaj u zgjodh anëtar i KLGJ-së.

Procesi i votimit vijon për përzgjedhjen e anëtarit të tretë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos